Ndodh edhe kjo! Peci: Dikush po tenton t’i fshehë mbi 11 mijë hektarë me grurë për t’i fituar mbi 5 milionë euro

10 korrik 2022 | 21:52

Përmes një postimi në Facebook ai ka thënë se nga java e ardhshme do të lansohet numri i telefonit pa pagesë ku të gjithë fermerët do të kenë mundësi të paraqesin kërkesat e tyre.

“Të gjithë ata që përmes deklaratave të tyre po vazhdojnë të shfrytëzojnë mediat duke pohuar të pavërtetat se në Kosovë ka vetëm 40 mijë hektarë të mbjellura me grurë; mesiguri një veprim të tillë e bëjnë pasi që veç i kanë paraqitur “faktet” dhe të dhënat paraprakisht në prokurori (ndryshe mendja e shëndoshë nuk e kupton, se dikush mund të konsumojë vepër penale në mënyrë të vetëdishme) sepse kushdo që ka informacione që pretendon se numri i sipërfaqeve është vetëm 40 mijë i bie rreth 11 e 282 hektarë më pak dhe se dikush po tenton të manipulojë, duke dashur që kundërligjshëm të përfitojë më shumë se 5 milionë euro apo saktësisht 5.347.668 euro të taksapaguesve tanë”, ka shkruar ndër tjerash Peci.

Qeveria e Kosovës kishte premtuar se do të bëjë reformim në subvencionet bujqësore, për të cilën fushë ka pasur edhe arrestime.

Postimi i plotë:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Jashar Dajakajt nga fshati Rakinicë i Skenderajt, Ditën e Bajramit…