Rikthehen dasmat në SHBA, 500 çifte kurorëzohen bashkarisht në Nju Jork
Rreth 500 çifte dasmat e të cilëve ishin anuluar për shkak të pandemisë morën pjesë në një ceremoni martesore simbolike në Qendrën Lincoln në Nju Jork.
Një imam, një rabin dhe një pastor kurorëzuan simbolikisht lidhjen e tyre në martesë.
“Dasma u vonua një vit për ne për shkak të pandemisë. ne në fakt u fejuam këtu në Lincoln Center. Dhe kështu ky është një vend shumë i veçantë për ne. Dhe është një vend ku kalojmë shumë kohë”, tha nusja.
Kryebashkiaku i New York i pranishëm në ceremoni, tha se pavarësisht çdo gjëje Nju Jorku është i pamposhtur.
“Asgjë nuk mund të shkatërrojë kurrë shpirtin tonë. Asgjë nuk mund të shkatërrojë kurrë dashurinë tonë për njëri-tjetrin dhe asgjë nuk do të jetë në gjendje të shkatërrojë dashurinë që keni për personin me të cilin keni vendosur se do të kaloni jetën tuaj” , tha ai.
New Yorku ka qenë një vendet më të prekura nga covid në SHBA, gjatë këtyre viteve të pandemisë.