Kampionati Evropian, mësohet orari i Kosovës

11 korrik 2022 | 14:53

Kampionati Evropian në basketboll fillon nesër (e martë) në Prizren.

Ngjarja më e madhe sportive në qytetin prizrenas do të bashkojë tetë kombëtare, në garë për trofeun e çmuar.

20 ndeshje për pesë ditë pritet të dhurojnë spektakël në palestrën “Sezai Surroi”.

Kosova është në grup me Shqipërinë, Maltën dhe San Marinon. Sfida hapëse është ndaj Maltës, të martën mbrëma, që është përballja e parë e dardanëve të rinj në këtë Evropian. Përkrahja nga tifozët është shumë e nevojshme për basketbollistët e rinj të Kosovës.

Takimi i dytë do të jetë ndaj Shqipërisë të mërkurën dhe ndeshja e fundit në grupe ndaj San Marinos të enjten.

Në grupin tjetër garojnë Gjibraltari, Armenia, Andorra dhe Moldova.

Orari:

12 korrik

20:45 Kosova-Malta

13 korrik

20:30 Kosova-Shqipëria

14 korrik

20:30 Kosova-San Marino

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një video e vitit 1993 është rishpërndarë në rrjetet sociale…