AAK-ja konstituon Këshillin Drejtues

30 qershor 2018 | 09:26

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka konstituar sot Këshillin e ri Drejtues të dalur nga zgjedhjet e brendshme të partisë më 23 qershor.

Për 117 anëtarët e rinj të Këshillit Drejtues, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka shpërndarë konfimimin si anëtar të organit më të lartë drejtues të Partisë.

“Aleanca është e gatshme për të arritur suksese të reja si subjekt politik. Jam i knaqur me procesin zgjedhor brenda AAK-së, me garën e zhvilluar dhe zgjedhjen tuaj si anëtar të Këshillit Drejtues të Aleancës përmes garës dhe besimit të marrë me votë nga delegatët”, ka thënë Haradinaj para anëtarëve të Këshillit Drejtues të AAK-së.

Ai ka ftuar organet e partisë që të punojnë e të angazhohen edhe më shumë.

“Juve ju bjen barra e udhëheqjes së Partisë, nga ky Këshill do të dali edhe kryesia e Partisë e cila e ka obligim të udhëheq me të gjitha strukturat e Partisë në çdo cep të Kosovës. Pres nga ju angazhim edhe më të madh, të jena sa më afër votuesit të Aleancës dhe të gjithë qytetarëve të Kosovës”, ka thënë Haradinaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Jakup Krasniqi Me politikë nuk duhet të merret ai, ajo…