Peci: EULEX-i dështoi në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit

30 qershor 2018 | 09:34

Kryetari i Gjykatës Supreme Enver Peci shprehet i pakënaqur me punën dhjetëvjeçare të misionit të EULEX-it në Kosovë, pasi ishte një mision shumë i shtrenjtë, i cili është dashur të përfundojë më shumë raste të krimit të organizuar dhe të korrupsionit.

Këto komente Peci i ka bërë gjatë një interviste për gazetën “Zëri”, duke shtuar se Misioni i BE-së për Sundim të Ligjit ka pasur pak suksese në përfundimin e rasteve të tilla.

“Çka më ka penguar në këtë mision, që ua kam thënë edhe atyre, ka qenë mandati i gjyqtarëve dhe i prokurorëve. Këta të fundit kanë qëndruar ndoshta një vit, kanë përfunduar mandatin dhe rasti i cili është nisur ka mbetur në gjysmë. Si pasojë e mandatit janë stërzgjatur procedurat, sepse ligji e parasheh që si të ndërrohet trupi gjykues rasti të nisë nga fillimi. Këtë e kam konsideruar si një mangësi të këtij misioni dhe atyre që kanë menduar se kanë për të ndihmuar në Kosovë”, ka potencuar Peci.

Ai ka pranuar se rasti i Xhabir Zharkut është një mesazh i keq për drejtësinë vendore.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka konstituar sot Këshillin…