Kaliniq ftohet tek Atletico nga Simeone

30 qershor 2018 | 11:50

Atletico Madridi ka shprehur interesim për transferimin e Milanit, Nikola Kaliniq.

Kroati në sezonin e tij të parë me Milanin nuk kaloi një formë të mirë, e cila e përcolli edhe në Botërorin që po mbahet në Rusi pasi u përjashtua nga përfaqësuesja shkaku i refuzimit që të luante si zëvendësues.

Corriere della Sera, raporton se Diego Simeone është i interesuar që t’i ofrojë 30 vjeçarit një fillim më të mirë.

Gazeta italiane raporton se trajneri argjentinas personalisht i ka telefonuar zyrtarët e Milanit për transferimin e mundshëm.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Michael Tyson ka lindur pikërisht më 30 qershor të vitit…