Banorët e Bobit të Kaçanikut pengojnë punimet e Bechtel&Enka

30 qershor 2018 | 14:15

Banorët kanë kërkuar që dëmet ndaj burimeve ujore dhe peisazhit tjetër të fshatit të riparohen, nëse kompania do që të vazhdojë me ndërtimin e autostradës. Ndryshe kanë paralajmëruar se punimet do të bllokohen krejtësisht.

Banorët e fshatit Bob të Kaçanikut kanë bllokuar për të tretën herë punimet e Bechtel&Enka, duke kërkuar sërish që dëmet të cilat u janë shkaktuar nga kjo kompani të sanohen.

Për tre orë ata e kanë mbajtur të bllokuar punën në autostradën e re, meqë sipas tyre kërkesat e tyre të bëra më herët kanë hasur në veshë të shurdhër.

Banorët kanë kërkuar që dëmet ndaj burimeve ujore dhe peisazhit tjetër të fshatit të riparohen, nëse kompania do që të vazhdojë me ndërtimin e autostradës.

Ndryshe kanë paralajmëruar se punimet do tëbllokohen krejtësisht, transmeton Klan Kosova.

Por pas një bisede me zyrtarë të Bechtel&Enka janë marrë vesh që këto çështje të diskutohen të hënën. Protesta gjatë tërë kohës është mbikëqyrur nga efektivë të Policisë së Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria turke e Drejtësisë i ka dërguar prova të reja…