IKSHPK-ja: Kujdes! Po shtohen rastet e reja me Covid

13 korrik 2022 | 13:34

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se Kosova po vazhdon të shënojë shtim të rasteve të reja të Covid-19 me tendencë të rritjes ditët në vijim.

“Fatkeqësisht sot është raportuar një rast i vdekjeve nga kjo sëmundje! Në vende të ndryshme të botës, po regjistrohen raste të shumta të Covid-19, sepse pandemia Covid-19 nuk ka mbaruar. IKSHPK është duke vazhduar pandërprerë me testimin dhe gjurmimin e të gjitha rasteve, kontakteve të rasteve në komunitet dhe diagnostikimin laboratorik andaj të gjithë personat me kokëdhembje, kollitje, dhembje fyti, vështirësi në frymëmarrje, rrjedhje hundësh, temperaturë, plogështi, humbje e shijes, rekomandohen të testohen”, ka njoftuar IKSHPK-ja.

Ky institut ka njoftuar se “me qëllim të përforcimit të imunitetit dhe parandalimit të rasteve të reja dhe formave të rënda të sëmundjes, qytetarët këshillohen që të vaksinohen, me dozën e parë të dytë dhe të tretë mund të vaksinohen të gjithë personat e moshës mbi 12 vjeç; me dozën e katërt, mund të vaksinohen personat e moshës mbi 60 vjeç, me kusht që të kenë kaluar katër muaj nga marrja e dozës së tretë”.

MSh dhe IKSHPK rekomandojnë qytetarët që përkundër situatës së qetë dhe stabile epidemiologjike në vend, të jenë të kujdesshëm në zbatimin e masave preventive kundër sëmundjeve ngjitëse dhe të vaksinohen kundër Covid-19.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Është shumë më e lehtë të nisësh një lidhje, sesa…