Raphinha nga Leedsi kalon te Barça

13 korrik 2022 | 13:35

Barcelona ka konfirmuar se ka arritur marrëveshje për transferimin e Raphinhas. Skuadra katalane përmes “Twitter” bëri me dije për arritjen e marrëveshjes me skuadrën e Leeds United.

Barça dhe Leeds janë pajtuar që anësori brazilian t’i bashkohet skuadrës nga “Camp Nou”. Në njoftimin zyrtar të klubit nuk bëhet e ditur shumë e paguar për kartonin e tij. Lojtari tashmë mbetet vetëm t’i finalizojë testet mjekësore te klubi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se…