Veprime të shtuara policore në parandalimin e ngasjes së mjetit nën ndikim të alkoolit

13 korrik 2022 | 13:46

Masat dhe veprimet policore në zbatim të planit operativ “Sezoni veror 2022”, janë duke vazhduar dhe po realizohen në fusha të ndryshme.

Pjesë e këtyre veprimeve parandaluese dhe sensibilizimi janë edhe aktivitetet e shtuara në trafikun rrugor në parandalimin e ngasjes së mjetit nën ndikimin e alkoolit.

Në zonën e përgjegjësisë së Drejtorisë Rajonale në Mitrovicën e Jugut, në të gjitha akset rrugore do të shtohen kontrollet, me theks të veçanet për pjesëmarrësit në trafik të cilët drejtojnë automjetet nën ndikim të alkoolit.

Përveç kontrolleve, matjeve me alkool-test dhe masave ndëshkimore, policia për pjesëmarrësit në trafikun rrugor po shpërndanë fletushka me porosi vetëdijesimi/sensibilizimi për rrezikun dhe pasojat e ngasjes se mjetit nën ndikim të alkoolit.

Policia, apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafikun rrugor, me qëllim që të mos rrezikojnë veten dhe pjesëmarrësit tjerë, t’u përmbahen rregullave të përcaktuara me ligjin për sigurinë në trafik.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“A Live Night” po na mban çdo të shtunë mbrëma…