Protestat në Sri Lanka, dhjetëra të lënduar

13 korrik 2022 | 14:21

Të paktën 30 persona kanë marrë lëndime në protestat jashtë zyrës së kryeministrit të Sri Lankës të mërkurën.

Një infermiere në Spitalin Kombëtar të Colombo, ka thënë për “CNN” se shumë njerëz janë sjell në spital për shkak të thithjes së gazit lotsjellës, ndërsa të tjerët kishin prerje dhe mavijosje me gjasë nga përpjekjet për të kapërcyer gardhe. Infermierja nuk ka konfirmuar lëndime me armë zjarri.

Ambientet e zyrës së kryeministrit janë marrë nga protestuesit të mërkurën pas një përplasjeje me policinë e armatosur.

Policia e Sri Lankës ka vazhduar të përdorë gaz lotsjellës për të shpërndarë turmat gjatë gjithë ditës, sipas pamjeve nga vendi i ngjarjes dhe dëshmitarëve lokalë. /abcnews.al/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
  Publicisti dhe analisti i ngjarjeve politike në vend, Shkëlzen…