KEDS-i po bën mirëmbajtje intensive të rrjetit gjatë kësaj vere

13 korrik 2022 | 14:44

Me qëllim të përgatitjes sa më të mirë të rrjetit distributiv për dimër, KEDS-i ka bërë me dije se ka përgatitur një plan intensiv të mirëmbajtjes së linjave të tensionit të mesëm, që ka filluar gjatë këtyre ditëve.

Përmes realizimit të këtij plani parashihet që të ulet numri i ndërprerjeve në rrjet nga faktorët atmosferik apo mbingarkesat eventuale.

“Punëtorët tanë janë duke e bërë pastrimin e traseve në tërë territorin e vendit, pastaj ndërrimin e aseteve të dëmtuara dhe përforcimin e rrjetit aty ku paraqitet e nevojshme. Gjatë kohës kur intervenohet nëpër dalje, ndërprerjet mund të jenë disa orëshe, pasi duhet të revizionohet komplet traseja e linjës përkatëse, dhe kjo merr kohë. Pasi që është e pamundur që të punohet nën tension për shkak të rrezikut, atëherë ndërprerjet e planifikuara janë të domosdoshme”, ka njoftuar KEDS-i, duke shtuar se nuk do të ketë shumë ndërprerje të energjisë elektrike.

“Kjo varet edhe nga gjendja e linjës. Objektiv yni është që mirëmbajtja të jetë e standardeve më të larta dhe pos faktorëve atmosferik, daljet t’i përballojnë edhe mbingarkesat eventuale sa më shumë të jetë e mundur. Prandaj, nëse një dalje është në gjendje më të rënduar, atëherë mirëmbajta e plotë merr më tepër kohë. Kjo mirëmbajtje po bëhet pikërisht gjatë verës, kur kërkesa është më e ulëta, në mënyrë që të ketë ndikim sa më të vogël në përditshmërinë e konsumatorëve dhe benefitet e saj të jenë maksimale pikërisht në kohën kur ju nevojitet më së tepërmi atyre, pra, gjatë dimrit”, ka njoftuar KEDS-i, duke theksuar se janë të përkushtuar që të japin maksimumin në ofrimin e shërbimeve sa më kualitative për të gjithë konsumatorët.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Panairi dhe festivali mbarëkombëtar ‘e JONA’ për herë të parë…