Avokati i Thaçit kërkon nga ZPS-ja t’i dorëzojë menjëherë materialet

13 korrik 2022 | 14:56

Avokati i ish-presidentit Hashim Thaçi, Gregory Keohe, ka fajësuar Zyrën e Prokurorit të Specializuar për vonesa të tejskajshme në nxjerrjen e materialeve.

Keohe në seancën e sotme ka thënë se vigjilenca është fjalë që nuk i përshtatet ZPS-së në punën e saj.

Ai ka kërkuar që materialet sipas rregullës 103 të nxjerrën menjëherë.

“Ndoshta prokurori  nuk është i njohur për procedurat e deritanishme. Ne kemi gjashtë muaj që flasim për materiale që duhet të nxirren. Vigjilenca është fjalë që nuk është etiketimi i duhur për ta përshkruar prokurorinë në këtë aspekt. Materialet sipas rregullës 103 duhet të dorëzohen menjëherë, dhe kjo do të thotë tani. Fjala menjëherë, do të thotë tani. Kështu që të bësh tjerrje të kontrollimeve që duhet të nxjerrën sipas rregullës 103 është e pavlerë. Kur ZPS-ja vendoset në një pozitë të vështirë, atëherë ata dorëzojnë materialin shfajësues. Kjo është çështje që është problem i prokurorisë”, ka thënë avokati Keohe, duke shtuar se “ky është një proces që duhet bërë dhe duhet bërë sa më shpejtë që të jetë e mundur”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka nisur seanca ndaj krerëve të UÇK-së në Hagë. Për…