Berisha për qëndrimin e Kurtit në Greqi: As bijat nuk rrinë më gjatë se dy-tri ditë

13 korrik 2022 | 15:02

Zyrtari i Nismës Socialdemokrate, Zafir Berisha, ka reaguar për qëndrimin e gjatë të kryeministrit Albin Kurti në Greqi.

Përmes një postimi në llogarinë e vet në  “Facebook”, Berisha ka thënë se “as bijat e as nipat nuk rrinë të dajallarët sa Albini në Greqi”.

“Bijat jo se jo, nuk rrinë më shumë se dy a tri ditë siç thotë Aida Dërguti, por as nipat te dajtë me një vakët nuk kanë qëndruar sa Albini në Greqi! ‘Kur gjeni mufte…’ kishin me thënë gjakovarët, pse mos me u ‘knaq’ në plazhet e Greqisë? Përfaqësues i vendit me zhvillim më të madh ekonomik, kuptohet sipas atyre që ju është bërë lavazh trurit. Këto veprime nuk do t’i lenin përshtypje askujt, sikurse Albini me sektin e tij dhe hienat e rrjeteve sociale, mos të hanin shumë… kundër të tjerëve që kanë bërë veprime të njëjta”, ka shkruar Berisha.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Avokati i ish-presidentit Hashim Thaçi, Gregory Keohe, ka fajësuar Zyrën…