Shiten 10 mijë bileta për ndeshjen Llapi – Buduçnost, Batatina e ka një lutje për tifozët shqiptarë

13 korrik 2022 | 15:19

Tifozët nga treva të ndryshme shqiptare do t’ia mësojnë nesër Prishtinës para ndeshjes ndërmjet Llapit dhe Buduçnostit, e vlefshme për rrethin e parë kualifikues të Conference Leagues.

Llapjanët nuk kaluan mirë në lojën e parë javën e kaluar pasi tifozët malazezë i fyen dhe i përqeshën shqiptarët përmes banerave dhe koreografive që i shfaqën në tribuna.

Tifozët e Buduçnostit, “Varvari” e kanë paralajmëruar pjesëmarrjen edhe në stadiumin “Fadil Vokrri” përmes postimeve provokuese në rrjetet sociale.

Nga ana tjetër, trajneri i Llapit, Tahir Batatina ka njoftuar se deri tash 10 mijë bileta janë shitur, ndërsa numri i tyre mund të rritet gjithsesi deri nesër.

Po ashtu, trajneri llapjan e ka edhe një lutje për tifozët shqiptarë, nga të cilët kërkon të dominojë brohoritja: “O sa mirë me qenë shqiptar”.

“Faleminderit gjithë kombit shqiptar për mbështetjen dhe kam një lutje nga gjitha tifogrupet tona shqiptare që të dominoj brohoritja ‘O sa mirë me qenë shqiptar’. Tash po e kuptoj vlerën e luftës kur isha 21 vjeç që po më kthejnë emocionet e mëparshme nga lufta. Sapo më njoftuan se 10,000 mijë bileta janë shpërndarë tek kombi shqiptar dhe qytetarët e Kosovës për këtë ndeshje. Përpara Llapi, Kosovë e Shqipëri, e gjitha viset shqiptare ku do që janë”, ka shkruar Batatina.

Buduçnosti e fitoi me rezultat 2-0 ndeshjen e parë, kurse ndeshja kthyese do të zhvillohet nesër nga ora 20:00.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Avokati i Hashim Thaçit në Hagë, Gregory Keohe, ka vazhduar…