Komuna e Mitrovicës fillon ndërtimin e murit te stadiumi “Riza Lushta”

13 korrik 2022 | 15:43

Komuna e Mitrovicës ka filluar me ndërtimin e murit të stadiumit “Riza Lushta”, i cili kohë më parë ishte rrënuar pasi që përbënte rrezik potencial për qytetarët.

Me këtë rast, nënkryetari i komunës, Arian Tahiri, i shoqëruar nga drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim, Bahtir Maxhuni, kanë inspektuan fillimin e punimeve në ndërtimin e këtij muri.

Nga ana e nënkryetarit Tahiri është potencuar se komuna e Mitrovicës është e përkushtuar në rregullimin e infrastrukt urës sportive dhe krijimin e kushteve sa më të mira për sportistët dhe të rinjtë e qytetit të Mitrovicës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Që nëntë ditë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po qëndron…