Çifti nga Maqedonia manipulonin me kilometrat e veturave në Austri, zbulohen nga policia

13 korrik 2022 | 17:50

Një burrë 64 vjeçar dhe një grua 63 vjeçe nga Maqedonia e Veriut kanë kthyer kilometrazhin e makinave të përdorura në Austri dhe më pas i kanë shitur të njëjtat.

Policia austriake ka vënë në gjurmë çiftin nga Maqedonia, të cilët po përdornin këtë biznes manipulativ dhe kundërligjor me makina të përdorura.

Në fillim të prillit, një oficer policie ndaloi një automjet gjatë një kontrolli rutinë të trafikut, ku pasi që makina e tij është dërguar në kontroll të detajuar teknik, është zbuluar për manipulimet me kthimin e kilometrave.

Sipas mediave austriake, policia hetoi rastin, duke zbuluar se çifti po bënte këto veprime të paligjshme dhe false, dhe se deri para kapjes së tyre ishin kryer veprime të tilla false tek tetë makina të përdorura.

Siç raporton heute.at, partnerët e martuar i rikthyen kilometrazhin një veture të tipit Audi me 200 mijë kilometra.

Të dy tregtonin kryesisht automjetet e markave Audi dhe Shkoda.

Sipas policisë, manipulimi më i vogël i regjistruar i kilometrazhit ishte 60,000 kilometra.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gazeta zvicerane “Blick” i ka kushtuar një artikull futbollistes së…