Trajneri i Buduçnostit: Na pret atmosferë e nxehtë në ‘Fadil Vokrri’

13 korrik 2022 | 22:26

“Ne në këtë ndeshje vijmë për të kaluar rundin e dytë. Kemi luajtur mirë në ndeshjen e parë dhe pse të mos luajmë mirë edhe në ndeshjen kthyese”. Kështu ka thënë trajneri i Buduçnostit, Aleksandar Nedoviç, një ditë para duelit me Llapin.

Llapi dhe Buduçnosti do të takohen nesër mbrëma në ‘Fadil Vokrri’ në sfidën kthyese të rundit të parë kualifikues në Conference League.

Tekniku i skuadrës malazeze ka bërë të ditur se nuk do të mbrohen në duelin e nesërme, por sipas tij, Buduçnosti do të bëjë lojë ofensive. Ai është i bindur se skuadra e tij është e gatshme për sfidën me llapjanët.

“Mendoj se jemi absolutisht gati për këtë ndeshje kthyese”, tha ai.

Nedoviç është i sigurt se atmosfera në ‘Fadil Vokrri’ do të jetë e ‘nxehtë’.

“Ishte nxehtë për ta në Podgoricë, sigurisht do të jetë atmosferë e nxehtë për ne atje. E njohim kundërshtarin shumë më mirë. Është më mirë kur e ke luajtur një ndeshje sesa të analizosh ato gjëra përmes videove”, theksoi Nedoviç.

Kujtojmë së ndeshja e parë mes këtyre dy skuadrave e zhvilluar një javë më parë në Podogoricë është mbyllur me fitoren e skuadrës malazeze prej 2-0.

Dueli i nesërme mes Llapit dhe Buduçnostit luhet në Prishtinë dhe nis në orën 20:00.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bisedimet në Stamboll mes delegacioneve të Ukrainës dhe Rusisë për…