![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2019/12/liburn.jpg)
E kemi bërë një hap tejet të rëndësishëm në dialogun me Serbinë
Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka folur lidhur me reciprocitetin për targat dhe dokumentet e udhëtimit. Ai ka thënë se nga e kaluara raporti me Serbinë ka ndryshuar.
Sipas tij, ka përparim. Ai përmendi faktin e rezolutës së miratuar nga Parlamenti Evropian, në të cilën thuhet se dialogu mes Kosovës e Serbisë duhet të përfundojë me njohje reciproke.
“Njohjen e ndërsjellë e kemi futur në qendër të dialogut, që është një hap tejet i rëndësishëm”, tha ministri Aliu.
Ai përmendi se njohja reciproke është thelbi i dialogut.
“Takime mes kryeministrit Kurti dhe Lajçakut, për një përpjekje për marrëveshje ka, por nuk mund të them a do të ketë, sepse është një çështje që nuk jam marrë thellësisht”, tha Aliu.