Kadaj-Bujupi: Donika Gërvalla e punësoi vajzën, opozita nuk reagoi fare

14 korrik 2022 | 08:07

Donika Kadaj Bujupi akuzoi opozitën në Kosovë se nuk po i zgjedh temat me të cilat mund të bëjë presion mbi pozitën kur është gabim.

Ajo në emisionin Pressing në T7 ceku skandalin e ministres së Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, që punësoi vajzën e saj në ministri vetëm që ta kryente praktikën që i duhej për të shkuar jashtë.

“Doli skandali që Donika Gërvalla punësoi vajzën në ministrinë e saj që më pas ajo të mund të shkonte jashtë. Kishte raportime se ajo nuk ishte fare as në punë. Çka bëri opozita. Nuk reagoi fare. Pjesëtarë të opozitës i ke nëpër kafene. Ndërkohë Gërvalla doli me një status të çuditshëm ku tha se qepuesit po vazhdojnë, por nuk kishte asnjë gabim në raportim”, tha ajo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Virologët në Britaninë e Madhe kanë ngritur alarmin e përhapjes…