MSh-ja miraton dhënien e vaksinës anti-Covid për fëmijët mbi 5 vjeç

14 korrik 2022 | 17:01

Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije ka miratuar dhënien e vaksinës kundër Covid-19 për fëmijët e moshës 5-11 vjeç.

“Pas sigurimit ditë më parë dozave pediatrike të vaksinës kundër Covid-19, donacion nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës përmes mekanizmit COVAX dhe sigurimit të materialeve përcjellëse për vaksinim, fëmijët e moshës 5-11 vjeç, nën përkujdesjen e prindit ose kujdestarit ligjor, mund të vaksinohen që tani kundër Covid-19 në njësitë e vaksinimit në komunat e Kosovës”, ka njoftuar MSh-ja.

“Për rikujtim: Grupmosha 60+ vjeç mund të vaksinohen me dozën e katërt me kusht që të kenë kaluar së paku 4 muaj nga marrja e dozës së tretë. Grupmosha 12+ vjeç mund të vaksinohen me dozën e parë, të dytë dhe të tretë; Grupmosha 5-11 vjeç me dozen e pare dhe dozën e dytë. Ministria e Shëndetësisë u bën thirrje qytetarëve që të vaksinohen kundër Covid-19 për të parandaluar sëmundjen, format e rënda të saj dhe vdekjet nga Covid-19”, ka njoftuar MSh-ja.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me kërkesë të kryetarit të komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj,…