Beteja për bukën është interes strategjik për vendin | Kush është ish-komandanti i UÇK-së që i korrë arat me grurë?

15 korrik 2022 | 13:02

Ish-deputeti i AAK-së, Lahi Ibrahimaj ka njoftuar se ka filluar korrjen e arave me grurë, percjell Epokaere.com

Ibrahimaj ka qindra hektarë grurë të mbjellur të cilat i kultivon me familje. Ibrahimaj ka drejtuar vet auto-kombajnën duke filluar fushatën e korrje-shirjeve.

Postimi i plotë:

Beteja për bukën është interes strategjik për vendin. Çdo kokërr gruri për hambaret e Kosovës, është detyrë fisnike për mua dhe çdo fermer. Sa i gëzuar jam kur në këto temperatura, shoh se mundi i një viti po shpërblehet me rendimentin.

Ka vlerë të punohet toka jonë, andaj ftoj çdonjërin që ka mundësinë, të punojë që të mos mbesin djerrë tokat tona.

Bujqit dhe fermerët, i uroj për nisjen e sezonit të korrje – shirjeve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Faton Abdullahu, ka…