Abdullahu akuzon Kurtin dhe Osmanin: Diktaturë populiste, politika po përzihet në gjyqësor

15 korrik 2022 | 12:58

Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Faton Abdullahu, ka thënë se sot në Kosovë politika po përzihet në gjyqësor.

Abdullahu, po ashtu ka thënë se kryeministri dhe presidentja nguten të japin vlerësime para involvimit të prokurorisë dhe këtë ata e bëjnë, sipas Abdullahut, me qëllim që të disiplinojnë gjyqësorin.

Më tutje, zëdhënësi i PDK-së e ka komentuar edhe rastin e Martin Berishajt, duke thënë se Kurti dhe Osmani bëjnë vlerësime se Berishaj nuk është fajtor, gjë që, sipas Abdullahut, është disiplinim populist i gjyqësorit.

Postimi i plotë i Abdullahut në llogarinë e vet në “Facebook”:

DIKTATURA POPULISTE

Sot në Kosovë politika përzihet në gjyqësor. Kryeministri edhe Presidentja nguten të japin vlerësime para involvimit të prokurorisë. Këtë e bëjnë me qëllim që ta disiplinojnë gjyqësorin. Kush është hajn e kush nuk është pyetur Kurti dhe znj. Osmani. Rasti i Martin Berishajt është ilustrim tipik i kësaj DIKTATURE POPULISTE. A kam të drejtë të konstatoj kështu ? Po. Qe pse. Sepse nëse sipas kësaj mendësie qeverisëse gjyqësori dhe të gjitha llojet e pushteteve kanë qenë të kapura qe 20 vjet, pra të korruptuara, është politika ajo që duhet t’i çkap e shpëtojë nga këto kthetra.

Pra politika sot sipas kësaj mendësie është e moralshmja, drejtësia e vërteta, kurse gjyqësori duhet të jetë nën politikën.  Prandaj edhe Kurti edhe presidentja dalin me konstatime e vlerësime se Martin Berishaj nuk është fajtor apo se është malësor i ndershëm. Ky është disiplinim populist i gjyqësorit. Ec e bënë diçka për këtë aferë prokuroria kur pushteti ka dhënë vlerësimin dhe kualifikimin. Thjesht ky vlerësim pushtetar është bërë aktgjykim përfundimtar.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e…