Osmani: Do të punojmë ngushtë me Çekinë për vizat gjatë presidencës së saj në BE

15 korrik 2022 | 17:08

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar ambasadorët dhe përfaqësuesit e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian të akredituar në Kosovë.

Në takim me ambasadorë dhe përfaqësues të vendeve të BE-së, presidenca ka njoftuar se Osmani ka diskutuar për zhvillimet e fundit në vend, në rajon dhe më gjerë, si dhe harmonizimin e plotë të politikës së jashtme të Kosovës me atë të BE-së.

Presidentja Osmani  ka thënë se Kosova do të vazhdojë të punojë me partnerët evropian për procesin integrues të vendit.

“Ne do të vazhdojmë të punojmë ngushtë me partnerët tanë gjatë presidencës çeke të BE-së në mënyrë që të përmbyllet çështja e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës, ta avancojmë rrugëtimin tonë evropian, e të forcojmë më tej sundimin e ligjit dhe demokracinë”, ka thënë Osmani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga mbi 60 ambasada dhe konsullata, sa ka Republika e…