Vetëvendosje sot mban konferencë për medie, flet Kurti
17 korrik 2022
| 08:26
Lëvizja Vetëvendosje sot do të mbajë konferencë për medie, ka njoftuar Zyra për Komunikim e kësaj partie.
Në këtë konferencë do të flasin kryeministri i Kosovës, njëherësh kryetari i LV-së, Albin Kurti, sekretarja Vlora Haxhimehmedi dhe koordinatori për qendra, Valon Hoti.
“Nesër, 17 korrik 2022, në orën 14:00, Lëvizja VETËVENDOSJE! mban konferencë për media në të cilën flasin Kryeministri i Republikës së Kosovës njëherit Kryetari i LV-së, Albin Kurti, Sekretarja Organizative, Vlora Haxhimehmedi dhe Koordinatori për Qendra, Valon Hoti”, thuhet në njoftim.