![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2018/06/hakereyy.jpg)
Sulmohet AKShI, mbyllen sistemet: Goditja po na vjen nga jashtë Shqipërisë
Agjencia Kombëtare e Shoqërisë e Informacionit njofton se po përballet me sulm kriminal kibernetik të sinkronizuar dhe të sofistikuar nga jashtë Shqipërisë. Prandaj në njoftim thuhet se do ta mbyllë përkohësisht qasjen e shërbimeve publike online dhe faqeve të tjera qeveritare.
“Për t’u bërë ballë këtyre goditjeve të paprecedenta dhe të rrezikshme, jemi detyruar të mbyllim sistemet qeveritare deri në neutralizimin e sulmeve armike. Ftojmë qytetarët, mediat, bizneset dhe gjithë aktorët e tjerë të sensibilizohen për të thyer këtë sulm ndaj interesave kombëtare shqiptare dhe të mirëkuptojnë gjendjen e përkohshme të mos aksesimit të shërbimeve publike.
Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit është në gatishmëri të plotë dhe po punon gjatë të gjithë kohë me ekipin e Microsoft, ekipin e Jones Group International, dhe ekipet e kompanive shqiptare në fushën TIK për të mos lejuar që ky sulm kinerbetik të dëmtojë apo cënojë sistemet shqiptare të informacionit”, thuhet në njoftim.