Iu ndalua hyrja në Kroaci, ministri kroat, Vuçiqit: Nuk është udhëtim për në deti, e konsiderojmë provokim

17 korrik 2022 | 13:26

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Evropian, Gordan Grliq-Radman, ka zhvilluar të dielën një konferencë të jashtëzakonshme për media me rastin e moslejimit të “vizitës private” të presidentit serb, Aleksandër Vuçiq në Jasenovac.

“Sipas informacioneve jozyrtare, kemi marrë vesh se presidenti i Serbisë, përveç vizitës së mëparshme në Donja Gradina, do të vizitonte edhe zonën e Jasenovacit, në Pakrac dhe nuk e dimë në cilat vende tjera. Këtë e kemi mësuar përmes kanaleve jozyrtare që në fakt është e pazakontë në komunikim dhe ne e konsiderojmë të papranueshme këtë mungesë të komunikimit zyrtar dhe procedurës diplomatike. Të premten pasdite ia dorëzuam notën ambasadës serbe”.

“Kujtojmë se me rastin e çdo vizite të zyrtarëve të huaj, koha, rasti dhe plani i vizitës duhet të jetë pjesë e marrëveshjes mes dy palëve. Kroacia nuk është e informuar, kjo është e papranueshme për Kroacinë dhe ne e konsiderojmë jo dashamirës. Mendojmë se nuk është e sinqertë, se nuk po tregon devotshmëri”.

“Ne e konsiderojmë këtë provokim. Viktimat nuk janë qëllimi këtu, por mjeti. Qëllimi është që përpjekjet e presidentit Vuçiq t’i prezantohen opinionit serb, për të fituar pikë shtesë politike në kohën e formimit të qeverisë së re serbe”, ka thënë Radmani, raporton “N1”.

Ai i ka thënë Vuçiqit se vizita në Kroaci nuk është udhëtim në deti.

“Zotëri, ky nuk është një udhëtim në det. Presidenti i shtetit është një person i mbrojtur, një vizitë e tillë kërkon përfshirjen e autoriteteve kroate. Ne gjithmonë shpallim ardhjen tonë, që mungonte këtu. Nuk mund të kalohet kufiri vetëm kështu, sidomos nëse është person i mbrojtur, nëse flasim për normalizim të marrëdhënieve, atëherë duhet të bëheshin biseda të tilla që të bëhej një vizitë e tillë”,  është përgjigjur ministri kroat në pyetjen e një gazetari për procedurën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka bërë me dije se…