Autobusi me studentët serbë nuk lejohet të hyjë në Prekaz, ndalohet nga qytetarët (video)

17 korrik 2022 | 14:48

Studentët e huaj dhe ata vendorë që po ndjekin studimet në Universitetin Veror të Prishtinës është thënë se gjatë së shtunës do të vizitojnë Prekazin. Pjesë e këtij grupi ishte raportuar se do të jenë edhe disa studentë serbë.

Ndaj këtyre raportimeve, kanë reaguar qytetarë nga qyteti i Skenderajt, duke thënë se ata nuk do ta lejojnë që një vizitë e tillë të ndodhë.

Është grupi i tifozëve të Drenicës “Shqiponjat e Zeza” ata që janë vendosur në rrugën që çon për në Prekaz.

Ky grup kanë deklaruar se nuk do të lejojnë asnjë autobus me studentë nga Universiteti Veror i Prishtinës, që të shkojë për në Kompleksi Memorial në këtë fshat.

Dhe ashtu siç është kuptuar, autobusët nuk janë lejuar që të hyjnë në Prekaz.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-ministri i Arsimit, Arsim Bajrami, ka vizituar në Hagë liderët…