21 vjet në shërbim të policisë, jep dorëheqje toger Leci

17 korrik 2022 | 15:28

Besnik Leci ishte 21 vjet në shërbim të qytetarëve. Por, Leci të shtunën ka dhënë dorëheqje nga policia.

Ai ka thënë se këtë vendim e ka marrë si rezultat i shumë pakënaqësive.

Togeri i policisë ka thënë se arsyeja e dorëheqjes është edhe ekonomike.

“Paga e pamjaftueshme për ta mbajt familjen, mungesa e sigurimit jetësor e atij shëndetësor, kushtet e punës, e shumë çështje të tjera, më kanë detyruar ta marrë këtë vendim aspak të lehtë,mirëpo të detyrueshëm”, ka thënë Leci.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Iliriana Blakaj është kandidate për doktoraturë në një nga universitetet…