![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2022/07/69F8AF01-D4E6-42AE-8B7F-A7DA659FE53D.jpeg)
Minatorët e Artanës qe një javë në grevë për shkak të pakënaqësive
Minatorët e Artanës janë në grevë qe një javë për shkak të pakënaqësive.
Ai tha se nuk janë të kënaqur me aspak me punën e menaxhmentit.
“Ne jemi që një javë në grevë. Kemi shumë pakënaqësi me drejtorin e kaluar Bislim Fetahun, i cili është shkarkuar nga bordi, e në vendin e tij është vendosur shoku i tij Basri Kokolli”, tha Flamur Mehmeti.
Sipas tij bordi kryesor i gjigandit metalurgjik “Trepça” vetëm e ka mbuluar dallaverin e menaxhmentit.
Xehëtari shtoi se institucionet përgjegjëse duhet të marrin masa.
“Bordi i Trepçës vetëm se e ka mbuluar dallaverin e dy shokëve dhe keqmenaxhimin që kanë bërë. Ata e kanë shkarkuar Fetahun dhe në vendin të tij e kanë vendosur Kokollin. Ne i ftojmë institucionet përgjegjëse, ministren dhe gjithë të tjerët të marrin masat e nevojshme”, tha ai për Klankosova.tv.