Murati: Se kush është veteran i rrejshëm duhet të kërkohet nga gjykata

18 korrik 2022 | 12:23

Ministri i Punës, Transfereve dhe Financave, Hekuran Murati, ditë më parë është komentuar shumë lidhur me disa deklarime që i kishte bërë vite më parë nga ku kishte ofenduar ish-ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Por përpos kësaj, Murati sot është  deklaruar edhe lidhur me kërkesën e veteranëve të UÇK-së që të jenë pjesë e ndryshimeve që kanë ndodhur në kuadër të ligjit të pagës minimale.

“Ne nuk kemi thënë se do të bëjmë amendamente në projektligj. E kemi dorëzuar ashtu siç është, ndërsa sa i përket çështjes së veteranëve kemi pasur një takim dhe zyra ka marrë përsipër të përcjellë një propozim se si do të duhej të zgjidhet si çështje më tutje”, ka thënë ai, duke shtuar se ligji për pagën minimale është diçka tjetër.

“Pra ligji për pagën minimale është diçka tjetër e sa i përket kësaj besoj se kemi pasur një reagime dhe nga OVLUÇK-ja, e po besoj se mund të arrihet një dakordim se si të ecim tutje me një ligj të ri, që do të siguronte një ligj me lista të pastruara e të bisedojmë se si të trajtohet dinjitetshëm kjo kategori e shoqërisë sonë”.

“Përcaktimi se kush është veteran i rrejshëm duhet të bëhet në gjykatë, s’kërkohet kjo nga qeveria derisa është proces në vazhdimësi në gjykatë pra s’mund të komentojmë apo të japim konstatime se çfarë mund të bëhet aty”, ka thënë Murati.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pamja e jashtëme është shumë e rëndësishme, teks shpesh mund…