Tradhtohet nga shoku i fëmijërisë, Zelensky shkarkon dy zyrtarët e lartë të Ukrainës

18 korrik 2022 | 12:52

Presidenti Volodymyr Zelensky ka shkarkuar kreun e agjencisë së sigurisë së Ukrainës (SBU) dhe prokuroren e përgjithshme, duke përmendur shumë raste të tradhtisë në dy institucionet e fuqishme, raporton “BBC”.

Ai ka thënë se më shumë se 60 ish-punonjës tani po punonin kundër Ukrainës në zonat e pushtuara nga Rusia.

Një total prej 651 rastesh bashkëpunimi dhe tradhtie ishin hapur kundër zyrtarëve të zbatimit të ligjit, shtoi ai.

Zyrtarët e shkarkuar, Ivan Bakanov dhe Iryna Venediktova, nuk e kanë komentuar vendimin. Shefit të SBU, Ivan Bakanov është një shok fëmijërie i Zelenskyt.

Ukraina ka theksuar se një numër i konsiderueshëm i anijeve luftarake ruse në Detin e Zi janë zhvendosur nga Krimea më në lindje në portin e Novorossiysk. Kjo vjen pasi Kievi ka marrë dërgesa të mëtejshme të sistemeve raketore me rreze më të gjatë veprimi nga aleatët e tij perëndimorë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sezoni 2022 në Formula 1 për skuadrën e Mercedesin nisi…