Lavrovi vazhdon propagandën, thotë se masakra e Reçakut ‘ishte inskenim’

18 korrik 2022 | 13:01

Ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergei Lavrov, ka vazhduar propagandën duke e mohuar masakrën e 15 janarit 1999 në Reçak ku forcat serbe kishin masakruar shqiptarë.

Mohimi i masakrës së Reçakut që kishte tronditur botën, kryediplomati rus e ka bërë duke pretenduar se “Ukraina po bën inskenime”.

“Regjimi ukrainas, duke humbur në fushën e betejës, po inskenon krime të inskenuara për të demonizuar Rusinë në sytë e komunitetit ndërkombëtar”, ka shkruar kryediplomati i shtetit që po e synon pushtimin e Ukrainës.

Sipas tij Ukraina “po manipulon”, me ndihmën e perëndimit, e këtu e lidhi Reçakun duke thënë se “pas asaj masakre ndodhi reagimi ndërkombëtar ndaj ish-Jugosllavisë”, raporton “Novosti”.

Nuk është hera e parë që njeriu i afërt i presidentit rus Vladimir Putin e mohon masakrën ku u vranë  45 shqiptarë civilë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti e ndoqi finalen…