Ushtarët e Kosovës ngjiten në majën e Trigllavit në Slloveni (foto)

18 korrik 2022 | 14:08

Ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) janë ngjitur me sukses në majën e Trigllavit, 2 mijë e 864 metra lartësi mbidetare.

Lajmin e ka bërë me dije ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj.

Mehaj ka thënë se ngjitja e ushtarëve të Kosovës është bërë e mundur falë bashkëpunimit me klubin alpin “Prishtina”.

Ai ka theksuar se ky ekip do të synojë të ngjitet në majën e malit Mont Blanc, e cila është  me lartësi mbidetare 4 mijë e 810 metra.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministria e Shqipërisë ka reaguar sërish sot pas sulmit kibernetik…