Klubi spanjoll ka interesim për Hysajn

18 korrik 2022 | 15:51

Elseid Hysaj mund të largohet nga Italia dhe të kalon në Spanjë. Mbrojtësi shqiptar nuk pati një sezon të mirë me fanellën e Lazios, por interesim për shërbimet e tij ka treguar skuadra e Villarrealit.

Lajmi bëhet i ditur nga “Corriere dello Sport”, me të përditshmen italiane që thekson se ende nuk ka një ofertë konkrete nga ana e klubit spanjoll për Hysjan, me klubet që janë ende në stadin e kontakteve të para.

Tekniku i bardhekaltërve, Maurizo Sarri do të ishte kundër largimit të Hysajt për momentin me Lazion që ka alternativa të pakta në mbrojtje për të zëvendësuar futbollistin e kuqezi.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lejla Hoda nga Gjilani, shpall të humbur Vendimin e Nostrifikimit…