Dështon transferimi i Marcelos në Francë

18 korrik 2022 | 16:45

Marcelo u largua nga Real Madrid pas disa vitesh në këtë ekip. Mbrojtësi brazilian ka filluar kërkimet për të gjetur skuadrën e re dhe alternativat janë të shumta.

“Footmercato” zbulon se lojtari i është propozuar Lyonit. Sipas asaj që shkruhet, përgjigja ka qenë e menjëhershme. Lyonit ka kthyer përgjigje negative për shkak se e konsideron rrogën e 34-vjeçarit shumë të lartë.

Në këto kushte, vetë Marcelo tashmë duhet të synojë diku tjetër. Në këto momente që po flasim, ai po stërvitet vetëm për të ruajtur kështu formën fizike.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zlatan Ibrahimoviq ka rinovuar kontratën e tij me Milanin edhe…