Njoftim nga MKRS-ja për OJQ dhe individë

19 korrik 2022 | 08:21

Njoftim për organizatat dhe individët që kanë aplikuar në thirrjen publike të MKRS për subvencionim në art dhe trashëgimi kulturore, të shpallur në prill 2022.

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, duke u mbështetur në vlerësimet e njësive organizative dhe në bazë të diskutimeve me përfaqësuesit e komunitetit kulturor, ka identifikuar mangësi sistematike në mënyrën e shpërndarjes së fondeve për projektet kulturore dhe artistike gjatë viteve.

Nisur nga kjo, ne kemi ndërmarrë hapa konkret për të reformuar skemën e shpërndarjes së fondeve, bazuar mbi principet e llogaridhënies dhe transparencës së plotë. Këta hapa janë ndërmarrë në dy drejtime: përmirësimet në rregullimin aktual juridik dhe krijimin e bazës ligjore për transformimin e tërësishëm të këtij procesi, përmes instrumenteve rregullative që jemi duke i zhvilluar.

Procesi i aplikimit online është dizajnuar me qëllimin primar që të sigurohet një proces me transparencë të plotë në shpërndarjen e fondeve. Një vullnet dhe përcaktim primar i yni, por njëkohësisht edhe kërkesë legjitime e pranuar gjatë viteve të fundit nga komuniteti artistik.

Jemi të vetëdijshëm se ndërrimi i formave konvencionale të operimit, me një proces të tillë të rëndësishëm për skenën e pavarur kulturore të vendit, mund të shoqërohet me vështirësi objektive deri në konsolidim të procesit. Vështirësitë janë identifikuar qoftë nga ana e realizimit të tij, si përgjegjësi e MKRS –së apo edhe e gjatë procesit të aplikimit nga ana e komunitetit.

Duke u bazuar në vështirësitë teknike që janë paraqitur në raport me sistemin dixhital të aplikimit, dhe duke synuar arritjen e rezultateve të pranueshme për komunitetin por edhe për politikat publike në fushën e kulturës, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka vendosur të bëjë rivlerësimin e të gjitha aplikimeve nga thirrja publike për subvencionim.

Ministria ka mobilizuar të gjitha kapacitetet e nevojshme që rivlerësimi të kryhet brenda një afati të shkurtë. Të gjitha projektet e organizatave dhe individëve që kanë aplikuar në këtë thirrje do t’i nënshtrohen rivlerësimit që si qëllim primar, ka kryesisht eliminimin e shkaqeve e defekteve që janë paraqitur në raportin ndërmjet kërkesave të thirrjes publike dhe kërkesave që ka parashtruar platforma.

Ndërsa për organizatat dhe individët që nuk kanë arritur të aplikojnë në thirrjen e fundit, ju njoftojmë që pas shpalljes së rezultateve të thirrjes paraprake, do të shpallet thirrja e re publike për subvencionim në art dhe trashëgimi kulturore. Në thirrjen e re, të drejtë aplikimi do të kenë edhe organizatat për projekte të cilat afatin e realizimit e kanë brenda harkut kohor të vitit fiskal aktual.

Ne i kemi marr të gjitha masat e nevojshme për të siguruar aplikim më të qartë e më të kuptueshëm në thirrjen e re publike përmes sistemit dixhital.

Duke ju falënderuar për mirëkuptimin, ju sigurojmë që MKRS do të vazhdojë të punojë në rritjen e mbështetjes financiare për skenën e pavarur kulturore.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deklaratat më të bukura të dashurisë janë ato që jetojnë…