I keni parë dhe keni pyetur çfarë janë këto shënja, flet për to kryetari Rama

19 korrik 2022 | 08:25

Ka disa ditë që në trotuare të Prishtinës dhe në rrugë janë vendosur shenja të gjelbra në formë rrethore.

Arsyeja e vendosjes së tyre është bienalja nomade evropiane “Manifesta” që këtë vit do të mbahet në Prishtinë.

Kryetari Përparim Rama bëri me dije se secili shenjëzim ju drejton në njërin nga 25 lokacionet e “Manifestës”.

“Mirëmëngjesi Prishtinë!

Me siguri i keni pa shenjat e gjelbërta nëpër trotuare të kryeqytetit. Secili shenjëzim ju drejton në njërin nga 25 lokacionet e @manifestabiennial.

Nga 23 korriku, të gjitha rrugët ju çojnë në bienalen më të madhe të artit dhe arkitekturës ne botë, që sivjet kemi kënaqësinë ta kemi në Prishtinë!”, ka shkruar Rama në “Facebook”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Njoftim për organizatat dhe individët që kanë aplikuar në thirrjen…