Deputetja e AAK-së: Kemi ngelur ende vendi më proevropian pa viza

19 korrik 2022 | 08:26

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Time Kadriaj, ka kërkuar sa më shumë lobim për t’i bindur vendet skeptike për ta fituar liberalizimin e vizave, raporton EO.

Ndonëse kanë kaluar shumë vite që Kosova e pret dritën jeshile për liberalizim, deputetja opozitare thotë se kjo vazhdon të mbetet në vullnetin e vendeve veç e veç, teksa shpreson që një gjë e tillë të ndodhë sa më shpejt.

Kritika ka edhe ndaj Komisionit për Punë të Jashtme pasi, sipas saj, ka qenë pasive me vizita në shtetet skeptike.

“Janë bërë 4 vjet kur parlamenti evropian ka dhënë rekomandim pozitiv për liberalizimin e vizave dhe që gjithmonë është premtuar se do të ndodhë. Tash padrejtësisht 4 vjet ende po gjendemi në situatën e njëjtë pa liberalizim të vizave. Kemi shpresuar shumë në samitin e BE-së që do të ndodhë sepse Bashkimi Evropian po thotë që ka në agjendë Ballkanin perëndimor dhe në fakt ne kemi ngelë ende vendi më pro-evropian pa viza. Tash është në vullnetin e vendeve veç e veç. Edhe qeveria e dhe komisioni për Punë të Jashtme u dashtë me qenë më aktiv me vizita sistematike në të gjitha vendet te cilat janë skeptike në mënyrë që të lobojmë sado pak që të hiqet ai hezitim”, tha Kadriaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka disa ditë që në trotuare të Prishtinës dhe në…