Përçahen Kardashianët, Kourtney s’do që të jetë pjesë e familjes në show

01 korrik 2018 | 15:52

Kardashian nuk ndalojnë se prodhuari lajm. Tashmë Kuourtney ka kërkuar që të mos jetë më pjesë e familjes në shown që transmetohet prej 11 vitesh.  

Tradhti, ndarje, divorc, ndërrim gjinish apo padi ndaj njëri-tjetrit. Por nuk mjafton me kaq. Duket se sezoni i fundit është duke përçarë vetë “Klanin Kardashian” dhe krisja nuk është larg.

Kim, Kourtney, Kloe, Kendell dhe Kylie kanë qenë në qendër të vëmendjes përgjatë viteve të fundit, kryesisht sa i përket jetës së tyre private. Dhe të qenurit gjithnjë në qendër të vëmendjes, duket se është tepër për njërën prej tyre.

Kourtney nuk dëshiron të jetë më një Kardashian. Dhe as të vazhdojë të jetë pjesë e reality show-t të familjes. Dhe kjo ka sjellë debat brenda tyre.

Gjithçka është publikuar në trajlerin e sezonit të 15 të familjes Kardashian, për të cilën ende nuk dihet nëse do të vazhdojë të jetë e plotë apo ndonjëra prej tyre do t’i mungojë ekranit.

Ndoshta pas 11 vitesh në transmetim, ka ardhur koha për ndryshim. (TCh)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ylli i Zvicrës, Xherdan Shaqiri e ka falënderuar vendlindjen e…