Stafit shëndetësorë i vazhdohet paga shtesë prej 10 për qind, shkak përballja me Covidin

20 korrik 2022 | 11:22

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës, ministri i Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka prezantuar propozim-vendimin për vazhdimin e mbështetjes financiare për stafin shëndetësorë.

Murati ka sqaruar se kjo mbështetje ishte paraparë të përfundojë në muajin qershor, por sipas tij duhet të vazhdohet për shkak të rritjes së rasteve me COVID-19.

Në zbatim të masës 4.1 mbështetja e shëndetësisë, propozimi për aprovimin e pagës shtesë prej 10 për qind të pagës bazë për punonjësit shëndetësorë, profesionistët shëndetësorë dhe stafin mbështetës dhe sektorin publik për periudhën korrik-tetor 2022.

“Vazhdohet mbështetja që ka qenë për stafin shëndetësorë në kuadër të masave në luftën kundër pandemisë Covid-19. Mbështetja fillestare ka qenë e paraparë të vazhdojë deri në fund të muajit qershor, por tani me rikthimin e numrave dhe ndryshimin e situatës konsiderojmë se mbështetja duhet të vazhdojë. Pra ajo mbështetje prej 10 për qind mbi pagën bazë sepse konsiderojmë të nevojshme që të ketë staf të motivuar dhe të angazhuar në luftën me pandeminë”, ka thënë ministri Murati.

Ai ka bërë me dije se parashihet të ndahen 5.5 milionë euro për punëtorët shëndetësorë nga kodi 29/300.

“Marrë parasysh nevojën për mbështetje të stafit shëndetësorë, iu ftoj që ta votoni”, ka thënë ai.

Pas arsyetimit të këtij propozimi nga ministri Murati, ministrat e qeverisë Kurti kanë votuar pro tij.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës ka kërkuar nga qytetarët që të jenë…