Kurti thotë se Serbia shtyu takimin për dialogun në Bruksel

20 korrik 2022 | 12:14

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Serbia ka shtyrë takimin që ishte planifikuar për këtë javë në me të tij dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq.

“Një takim mes Kosovës dhe Serbisë në nivelin më të lartë që ishte planifikuar për këtë javë, mirëpo sërish janë ata janë ata që kanë kërkuar të shtyhet këtë takim. Ata po e shtyjnë takimin e radhës në Bruksel. Janë ata që nuk po u përgjigjen pozitivisht bisedimeve që zhvillohen atje për çështjet e raporteve në mes neve. Çfarëdo pretekse që përdorin nuk janë të vërteta, praktikisht janë përpjekje për tu shfajësuar në rastin kur fajësia nuk ka qenë kurrë më e qartë”, ka thënë Kurti në një konferencë për media.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria e Kosovës ka miratuar Projektligjin për sanksionet e shënjestruara…