Alvesi arrin marrëveshje me skuadrën meksikane

21 korrik 2022 | 12:13

Dani Alves do të vazhdoj të luaj futboll, së paku edhe për një tjetër vit.

Mbrojtësi brazilian karrierën do ta vazhdoj në Meksikë, ku tanimë ka arritur marrëveshje me skuadrën meksikane Puma. Mediet e ndryshme meksikane kanë raportuar se braziliani i ka dhënë përgjigje pozitive skuadrës Puma dhe së shpejti pritet zyrtarizimi i tij.

38-vjeçari pritet që gjatë orëve të ardhshme t’i kryej vizitat mjekësore para se të nënshkruajë kontratën me Puman.

Alves u largua më 1 korrik nga Barcelona pas qëndrimit disa mujor tek gjiganti katalunas.

Për reprezentuesin brazilian Puma do të jetë skuadra e shtatë në karrierë pasi ai më parë ka luajtur për Bahian, Sevillën, Barcelonën, Juventusin, PSG-në dhe Sao Paolon.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri Edi Rama ka sulmuar opozitën në Kuvend në lidhje…