Thaçi: Vdekja e Bajrush Behramit është humbje e madhe

02 korrik 2018 | 10:18

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se vdekja e veprimtarit të shquar Bajrush Behrami është humbje e madhe për familjen miqtë dhe gjithë brezin e tij politik, me të cilin punoi dekada të tëra.

“Bajrushi ishte njëri nga organizatorët e demonstratave të viti 1981, i burgosur politik për vite të tëra dhe mbështetës i pa kompromis i luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e vet në “Facebook”.

Presidenti ka thënë se Bajrush Behrami dha kontribut të çmuar edhe në ndërtimin e jetës institucionale pas luftës.

“Ai u shqua për talent në artin vizatimit dhe pikturës, duke lënë prapa vetes një trashëgimi artistike, që shprehte shpirtin e tij artistik dhe bindjet atdhetare. I përjetshëm qoftë kujtimi për jetën dhe veprën e tij!”, ka shkruar presidenti.

BajrushBehrami ka ndërruar jetë dje në moshën 61-vjeçare pas një sëmundjeje të shkurtër.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot bëhen 28 vjet që kur delegatët e atëhershëm të…