Laporta: Kounde do t’i bashkohet Chelseat

22 korrik 2022 | 17:01

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta ka pranuar se Jules Kounde do t’i bashkohet Chelseat.

Barça dhe Chelsea po luftojnë për mbrojtësin e Sevillas, Kounde, i cili është një nga emrat më të nxehtë në këtë afat kalimtar.

I pari i klubit katalanas u pyet nëse Barcelona ishte afër nënshkrimit të francezit nga një tifoz në Las Vegas – ku Laporta pretendoi se Blutë kishin arritur të parët te lojtari.  “Jo, ai do të nënshkruajë për Chelsean”, ka deklaruar Laporta.

Sevilla i ka vendosur një çmim prej 65 milionë euro Koundes, ku Chelsea thuhet se e ka ofruar këtë shumë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Asambleja e Këshillit të Evropës (KE) mund të vendosë që…