Ekipi i Kosovës për të rinj niset drejt Sllovakisë

22 korrik 2022 | 18:23

Ekipi i Kosovës për të rinj i përzgjedhur nga Komiteti Olimpik i Kosovës është nisur sot drejt qytetit Banska Bystrica të Sllovakisë, ku prej 24-30 korrik 2022, do të marrin pjesë në Festivalin Veror Olimpik Evropian për të Rinj (EYOF) Banska Bystrica 2022.

Ekipin e përcolli edhe presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi, i cili iu uroi fat dhe suksese garuesve.

Ai kërkoi nga sportistët të japin maksimumin dhe ta përfaqësojnë Kosovën në mënyrën më të mirë të mundshme.

Ekipi përbëhet nga 13 sportistë të shtatë sporteve të ndryshme, si dhe shtatë trajnerë.

Optimistë për rezultate të mira janë shprehur edhe sportistët.

Udhëtimi i ekipit po bëhet me autobus.

EYOF-i mbahet prej 24-30 korrik 2022 në qytetin Banska Bystrica të Sllovakisë.

Lista

Atletikë

Emine Jenuzi

Lorent Mazreku

Vesa Jusufi

Xhudo

Muhamedin Veseli

Muharrem Hyseni

 Not

Hana Beiqi

Mal Gashi

Tenis

Altea Hajrizi

Salidin Rama

Badminton

Baton Haxhiu

Fijona Mustafa

Çiklizëm

Omer Azemi

Gjimnastikë artistike

Vilëza Zeqiri

Trajnerë:

Mustafë Veseli (xhudo)

Arian Ibrahimi (tenis)

Abeliana Bregu (gjimnastikë)

Xhavit Tahiri (atletikë

Rafet Azemi (çiklizëm)

Shpresa Berisha Haxhiu (badminton)

Rita Zeqiri (not)

Ambasadore e re olimpike (EOA)

Blearta Ukëhaxhaj

Shef i misionit

Jeton Rudari

Përgjegjës për media

Kushtrim Krasniqi

Lista ➡️ https://bit.ly/3opcH98

#EYOF #BanskaBystrica2022 #TeamKosova

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
23.07.2022 Punime të domosdoshme për siguri të sistemit Prizren 1.…