Lazio njofton për shitjen e Muriqit te Mallorca

22 korrik 2022 | 20:20

Klubi i Lazios ka njoftuar zyrtarisht për shitjen e Vedat Muriqit te Mallorca.

Klubi italian përmes një njoftimi të shkurtër të lëshuar në faqen zyrtare të klubit, konfirmoi se sulmuesi kosovar nuk është më pjesë e tyre.

“SS Lazio njofton se i ka kaluar përfundimisht të drejtën e shërbimeve sportive të futbollistit Vedat Muriqi klubit spanjoll RCD Mallorca”, thuhet në njoftim.

Klubi spanjoll ende nuk e ka zyrtarizuar këtë lëvizje, mirëpo një gjë të tillë pritet që ta bëjë së shpejti.

Kujtojmë se Muriqi gjysmë-sezonin e fundit e kaloi si i huazuar te skuadra spanjolle, me të cilën regjistroi 16 paraqitje në total – shënoi 5 gola e shtoi 3 asistime.

Zyrtarisht nuk është njoftuar ende për detaje tjera, mirëpo besohet se Lazio në total do të përfitojë 10 milionë euro nga shitja e 28-vjeçarit.

Ndërkohë, reprezentuesi i Kosovës me Mallorcan do të nënshkruajë kontratë 4-vjeçare.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-deputeti i PDK-së, Gani Koci i është drejtuar Presidentes së…