Fituesi i Big Brother VIP Kosova do të marrë 200 mijë €

22 korrik 2022 | 22:10

Fituesi i edicionit premierë të Big Brother Vip Kosova do të fitojë hiq më pak se 200 mijë euro.

Rruga deri te ky çmim i madh, nuk do të jetë e lehtë për atë që del i pari në këtë garë. Sipas drejtori të televizionit Klan Kosova, Adriatik Kelmendi, gjatë kohës së transmetimit aty do të ketë gara dhe lojëra të ndryshme të cilat do të jenë të përcjellura me shpërblime.

Ndërsa drejtori i Artmotion, Alaudin Hamiti, tha se Big Brother Vip Kosova do të filloj me 12 apo 14 banorë të cilët do të shtohen dhe do të eliminohen gjatë spektaklit 100 ditësh.

Mbulimi i pandërprerë në Armotion, do të shoqërohet edhe me mbulime spektakolare në Klan Kosova.

Big Brother Vip Kosova pritet të nis në fillim vjeshtës, por data ende mbetet e pazbuluar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Disa njësi akademike të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, kanë…