FAMILJA PORODINI BAZA E MADHE NË TIRANË E THEMELUESVE TË USHTRISË ÇLIRIMTARE TË KOSOVËS

23 korrik 2022 | 09:33


Ismet Sylejmani

Të nderuar të pranishëm!

Më lejoni ti drejtohem një personaliteti këtu që është në mesin tonë!

Shumë i dashur Xhaxhi Odhise Porodini,
Kam knaqësinë e madhe, shfrytezoj rastin ideal që më është dhënë, të të falenderoj publikisht Ty e familjen Tënde, e në veçanti djalin Tënd, shokun e mikun tim të madh Kristaç Porodinin, për kontributin e madh që keni dhënë në organizimin e luftës së armatosur e çlirimtare, në fitoren e madhe të çlirimit të Kosovës nga Serbia pushtuese!

I gjithë populli shqiptar duhet ta dijë se shtëpia Jote ka qenë çerdhja e parë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka qenë baza e madhe dhe vendstrehimi i themeluesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka qenë njëra nga Selitë e para të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!
Të jemi mirënjohës përgjithmonë!

Tiranë, 20 Korrik 2022!
P.S: Pjesë nga fjalimi im i mbajtur në Muzeun Historik Kombëtar në Tiranë, në nderim të kontributit të madh të familjes Porodini!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas rreth 16 orësh, ekipi i Kosovës për të rinj…