Reagon miliarderi pas raportimeve për romancë me gruan e bashkëthemeluesit të Google-s

25 korrik 2022 | 08:23

Shefi i Tesla-s, Elon Musk, ka mohuar të ketë lidhje me Nicole Shanahan, gruan e bashkëthemeluesit të “Google”-s, Sergey Brin.

Komentet e Muskut erdhën pasi Wall Street Journal raportoi se miqësia e tij me Brin kishte përfunduar për shkak të lidhjes së supozuar.

Duke iu përgjigjur një lidhjeje në tregimin e postuar në Twitter, Musk iu referua raportit si “bs total”.

Musk vazhdoi duke thënë se ai është ende mik me Brin dhe se ata ishin “në një festë së bashku mbrëmë!”

Duke cituar njerëz të njohur me këtë çështje, Wall Street Journal tha se Musk ishte i angazhuar në një lidhje të shkurtër në fund të vitit të kaluar me zonjën Shanahan.

Kjo e shtyu Brin të paraqiste kërkesë për divorc në fillim të këtij viti, duke i dhënë fund miqësisë së gjatë mes dy miliarderëve të profilit të lartë të teknologjisë, raporton BBC.

Por Musk shkroi në “Twitter”: “Unë e kam parë Nicole vetëm dy herë në tre vjet, të dyja herët me shumë njerëz të tjerë përreth. Asgjë romantike”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga Prof. Dr. Haqif MULLIQI Nuk do të ketë ekzistuar…